Njoftim për tatimpagues – ATK edhe me një shërbim të ri elektronik!
Publikuar më April 26, 2016 07:58
Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdimisht është në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues. Tani ofron edhe një shërbim të ri elektronik “on-line”, ku përmes ueb-faqes së ATK-së, me rastin e deklarimit dhe pagesës së Tatimit në Paga dhe Kontributeve Pensionale, sistemi EDI, mundëson:
- Deklarimin dhe pagesën e Tatimit në Paga dhe Kontribute Pensionale
- Deklarimin dhe pagesën, vetëm të Tatimit në Paga
- Deklarimin dhe pagesën, vetëm të Kontributit Pensional
- Deklarimin me zero
- Deklarimin me pagë zero