Përkufizimi i mësimit për ndërmarrësi
Në nivelin fillor, rritja e cilësive, siç janë kreativiteti dhe shpirti i iniciativës, ndihmon në zhvillimin e qëndrimeve për ndërmarrësi. Kjo bëhet më së miri nëpërmjet mësimit aktiv, që bazohet në kureshtjen e natyrshme të fëmijëve. Për më tepër, mësimi për shoqërinë, duhet të përfshijë gjithashtu njohuritë e hershme dhe kontaktin me botën e punës dhe biznesit dhe të kuptuarit e rolit të ndërmarrësve në komunitet.
Metodat e promovimit të mendimit të hapur drejt ndërmarrësisë, përfshijnë punën në projekte, lojën me role, rastet e studimeve praktike të thjeshta dhe vizitat në ndërmarrjet vendore. Këto janë aktivitetet, që mbështesin një numër të lëndëve dhe motivimin e atyre, që mësojnë më së miri, duke punuar/vepruar.
Grupi Punues Evropian për Arsimimin për Ndërmarrësi, është pajtuar me këtë përkufizim të Mësimit të Ndërmarrësisë dhe objektivat e saj, në nivele të ndryshme të arsimit dhe aftësimit.
VIZIONI
Inkurajimi i shpirtit të ndërmarrësisë është thelbësor për krijimin e vendeve të punës, përmirësimin e konkurrencës dhe zhvillimin ekonomik në Evropë. Në ditët e sotme, rëndësia e ndërmarrësisë gjerësisht pranohet si shkathtësi bazë, që mund të ofrohet nëpërmjet mësimit gjatë gjithë jetës.
QËLLIMET
Mësimi për ndërmarrësi, në të gjitha nivelet, ka tri objektiva kryesore:
∆ ngritja e vetëdijesimit të nxënësve për vetëpunësim si një opsion i karrierës (me njoftimin që ai/ajo mund të bëhet jo vetëm punëtor, por edhe ndërmarrës
∆ promovimi i zhvillimit të kualiteteve personale, që janë relevante për ndërmarrësinë, siç janë kreativiteti, ndërmarrja e rrezikut dhe përgjegjësisë
∆ ofrimi i shkathtësive teknike dhe shkathtësive të biznesit, të nevojshme për të filluar dhe udhëhequr një biznes të ri