Personi, i cili organizon, punon dhe supozon rrezikun për një ndërmarrje afariste (- American Heritage Dictionary)
Çka është saktësisht ndërmarrësi? Në gjuhën angleze kjo fjalë është e huazuar nga gjuha frënge “entrepreneurship”, dhe në fjalor përkufizohet si “Personi, i cili organizon, punon dhe supozon rrezikun për një ndërmarrje afariste”1
Fjalori sugjeron shpjegim më kolorit, me fjalë dhe fraza të ngjashme siç janë: afarist, afariste, ndërmarrës, afarist i vogël; afarist i madh, magnat, mbret, ekzekutues i lartë e kështu me radhë!2
Çka do të thotë të jesh ndërmarrës?
Kjo lëndë do t’ju ndihmojë kur të mendoni rreth ëndrrës suaj afariste ose për krijimin e biznesit tuaj, një ditë, si ndërmarrës.
Kjo njësi mësimore do t’ju ndihmojë të kuptoni më shumë se çfarë është ndërmarrësi, do t’ju tregojë se çka nevojitet për të
qenë ndërmarrës, do t’iu shpie përgjatë tregimeve apo rasteve të ndryshme të ndërmarrësve dhe do t’ju ndihmojë të bëheni ndërmarrës.
1 American Heritage Dictionary (2nd College ed.) (1982). Boston: Houghton Mifflin, p. 457.
2 Roget’s International Thesaurus, (4th ed.) (1977). New York: Harper & Row, p. 830.1.