NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, publikon mostrën e Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes

NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, publikon mostrën e Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes
Publikuar më May 6, 2016 15:58

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se së shpejti do të kërkohet deklarimi i Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes nëpërmjet Sistemit Elektronik EDI.

Obligues për të deklaruar Librin e Blerjes dhe Librin e Shitjes, do të jenë të gjithë tatimpaguesit të cilët janë Deklarues të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Në momentin kur do të filloj procesi i këtij deklarimi, Libri i Blerjes dhe Libri i Shitjes, do të plotësohen dhe do të deklarohen në mënyrë elektronike, në baza mujore nga data 01 deri me datë 20 të muajit vijues, pra librat do të deklarohen në periudhën kur dorëzohet edhe Deklarata e TVSH-së.

ATK, ju mundëson që paraprakisht të keni qasje në mostrën e Librit të Blerjes dhe Librit të Shitjes, si dhe Udhëzuesit për plotësimin e tyre, me qëllim që në kohë të keni njohuritë e nevojshme për plotësimin e këtyre librave. (more…)