AP është një biznes i eksperteve me përvoje te gjate ne fushën e kontabilitetit dhe kontabilisteve te certifikuar me seli ne Prishtine, që ofron shërbimet e kontabilitetit, shërbimet fiskale dhe shërbimet e konsulences duke filluar nga individët, bizneset dhe korporatat e vogla deri tek bizneset dhe korporatat e mëdha, OJQ-te, shkollat private dhe kompanitë publike.

AP angazhohet që t’u ofrojë klientëve tanë shkallën më të lartë të shërbimeve profesionale ne fushën e kontabilitetit dhe te tatimeve, dhe siguron qe këto shërbime te jene ne pajtueshmëri te plote me ligjet fiskale te Republikës se Kosovës dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit (SNK).

AP ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të kontabilitetit dhe shërbimeve fiskale, për të ndihmuar dhe siguruar klientët për një të ardhme të shëndoshë financiare për biznesin e tyre. AP ka konsulent të specializuar dhe të certifikuar para së gjithash me përvojë te gjate ne përdorimin e softuerëve të kontabilitetit, ofrimin e shërbimeve të kontabilitetit, dhe zgjidhjet e problemeve me tatimet për bizneset të vogla, të mesme dhe të mëdha.

Shërbimet e ofruara nga AP janë:

Shërbimet e kontabilitetit
Mbajtje e librit te llogarive, Pasqyrat financiare, kartelat e klientëve dhe furnitorëve….

Shërbimet fiskale
Përfaqësimi pranë ATK, plotësimi dhe deklarimi i formularëve, përgatitja e raporteve vjetore….

Shërbimet e konsulences
Regjistrimi, transformimi, dhe falimentimi i kompanisë, Përpilimi i kontratave te punës, kontrolli I brendshëm…

Shërbimet e personelit
Kontratat, evidencat, Raportet vjetore, listë pagesat, formulari i caktimit të punëdhënësit kryesor, certifikatat e tatimit……..

Klientela

Klientela jonë përfshin biznese të llojeve të ndryshme (të shumëllojshme) siç janë:
Prodhimi
Tregetia
Kompanite e Sigurimeve
Pasurite e Patundshme
Sherbimet e Transporteve
Bujqesia
Ndertimi & Infrastruktura
Shkollat
Universitetet
OJQ

Ne veprojmë në përputhje të plotë me ligjet në fuqi
Asset Plus LLC vepron në përputhje të plotë me ligjet të cilat janë fuqi, me theks të veçantë me ligjet të cilat administrohen nga Administrata Tatimore e Kosovës, Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar, Ministria e punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Tregtisë, etj.

Bashkëpunimi me Asset Plus LLC
Asset Plus LLC punëson profesionistë me njohuri dhe me iniciativë, si dhe të rinj të aftë që realizojnë punë dinamike dhe me përgjegjësi në industrinë e shërbimeve të Auditimit, Kontabilitetit, Konsulencës, Menaxhimit, Ligjeve Fiskale dhe shërbimet tjera të lidhura me biznesin.

Bashkohuni me ekipin tonë!

Strategjia afatgjatë e zhvillimit, ju lejon të fitoni aftësi të reja dhe të bëni progres në sferën profesionale dhe atë personale.

Për menaxherët e suksesshëm – Posedoni aftësi të mira menaxheriale, keni lidhje të mira afariste por nuk i posedoni njohuritë për shërbime specifike të cilat kërkohen nga bizneset me të cilat ju jeni në kontakt të drejtpërdrejt me ta, atëherë pse nuk bashkëpunoni me ne. Ne mund t’i kryejmë shërbimet për ju.

Për kontabilistët fillestare – Keni siguruar klientë dhe keni aftësi të mira për të siguruar edhe klient tjerë por ju mungon qasja për të filluar punën, vendi më ideal për të bashkëpunuar në kët drejtim. Ne ju mundësojm organizimin e sistemit të menaxhimit të kontabilitetit ju monitorojmë për një periudhë kohe të caktuar, deri sa ju të jeni të gatshëm për t’i marrë përgjegjësit për punën që e kryeni.

LIdhje bashkëpunimi – Keni shumë punë ose në momente të caktuar jeni nxënë me disa punë tjera apo jeni angazhuar në ndonjë projekt për një kohë të caktuar e cila mund të shkaktojë pengesa në kryerjen me kohë të shërbimeve të kontraktuara. Gjatë kësaj periudhe ne mund t’i kryejmë shërbimet tuaja.

Nëse po kërkoni të filloni një aktivitet të pavarur, atëhere bashkëpunoni me Asset Plus, një nga kompanitë më të suksesshme në Shërbimet e Kontabilitetit. Regjistrohuni sot dhe bëhuni agjent/konsulent i Asset Pluss në qytetin tuaj. Ne do t’ju ofrojmë trajnimin dhe programin mbështetës të nevojshëm në çdo nivel të karrierës tuaj.

Shërbimet online
Shërbimet online, kanë për qëllim ofrimin e shërbimeve nga distanaca. Shërbimet online përfshijnë: konsulencën përmes telefonit, emailit, dërgimin e formafe përmes emailit, deklarimet në Administratën Tatimore të Kosovës, raportet peridike.Ne ju dërgojmë format e gatshme për t’i plotësura, pastaj ju i ktheni ato tek ne përmes emailit dhe ne i pergatitim të raportet si Libra Blerje, Shitje, Shpenzime, Paga Mjete Kryesore, Formularët e TVSH dhe kërkesat tjera të cilat kërkohen nga Administrata Tatimore e Kosovës.