Asset Plus LLC punëson profesionistë me njohuri dhe me iniciativë, si dhe të rinj të aftë që realizojnë punë dinamike dhe me përgjegjësi në industrinë e shërbimeve të Auditimit, Kontabilitetit, Konsulencës, Menaxhimit, Ligjeve Fiskale dhe shërbimet tjera të lidhura me biznesin.
Bashkohuni me ekipin tonë!
Strategjia afatgjatë e zhvillimit, ju lejon të fitoni aftësi të reja dhe të bëni progres në sferën profesionale dhe atë personale.
Për menaxherët e suksesshëm – Posedoni aftësi të mira menaxheriale, keni lidhje të mira afariste por nuk i posedoni njohuritë për shërbime specifike të cilat kërkohen nga bizneset me të cilat ju jeni në kontakt të drejtpërdrejt me ta, atëherë pse nuk bashkëpunoni me ne. Ne mund t’i kryejmë shërbimet për ju.
Për kontabilistët fillestare – Keni siguruar klientë dhe keni aftësi të mira për të siguruar edhe klient tjerë por ju mungon qasja për të filluar punën, vendi më ideal për të bashkëpunuar në kët drejtim. Ne ju mundësojm organizimin e sistemit të menaxhimit të kontabilitetit ju monitorojmë për një periudhë kohe të caktuar, deri sa ju të jeni të gatshëm për t’i marrë përgjegjësit për punën që e kryeni.
LIdhje bashkëpunimi – Keni shumë punë ose në momente të caktuar jeni nxënë me disa punë tjera apo jeni angazhuar në ndonjë projekt për një kohë të caktuar e cila mund të shkaktojë pengesa në kryerjen me kohë të shërbimeve të kontraktuara. Gjatë kësaj periudhe ne mund t’i kryejmë shërbimet tuaja.
Nëse po kërkoni të filloni një aktivitet të pavarur, atëhere bashkëpunoni me Asset Plus, një nga kompanitë më të suksesshme në Shërbimet e Kontabilitetit. Regjistrohuni sot dhe bëhuni agjent/konsulent i Asset Pluss në qytetin tuaj. Ne do t’ju ofrojmë trajnimin dhe programin mbështetës të nevojshëm në çdo nivel të karrierës tuaj.
Punë praktike – Asset Plus ofron punë praktike tre deri në gjashtë muaj. Pjesëmarrësit mund të jenë me diplomë universitare apo individë të interesuar me përvojë pune. Pas përfundimit të suksesshëm të punës praktike, ekziston mundësi punësimi kandidatëve të pregaditur gjate punës praktike.
Kërkim për vend të punës -Nëse keni aftësi të mira në ndonjë fushë specifike si: Asisten/e zyres, Agjent/e e shitjes, Menaxher/e e marketingut dhe të ngjashme, atëher dërgoni një CV dhe ne mund t’i sinkronizojmë ofertat e klientëve tome me kërkesat tuaja: