Trajnimi praktik në kontabilitet
Bëhuni pjesë e komunitetit të ekspertëve fiskal dhe të kontabilitetit
Asset plus LLC ofron për të gjithë të interesuarit trajnimin “praktika në kontabilitet”. Aplikimi 100% i kontabilitetit në praktikë. Praktika mundësohet nëpërmjet kompjuterit me anë të softuerit të avancuar të kontabilitetit “planet accounting”, raportimit online në ATK dhe formave ligjore të regjistrimit/ organizimit të biznesit në kosovë.
Pse duhet të vendosni për kët trajnim
Pas përfundimit të trajnimit ju do të përfitoni falas:
Softuerin e avancuar të kontabilitetit “PLANET ACCOUNTING” për përdorim në kompjuterin tuaj, telefon smart, Apple, Android dhe tablet: 10 licenca për biznese individuale me qarkullim vjetor deri në 30,000 euro deri në 5 punëtor 1 përdorues, 10 licenca për korporata me qarkullim vjetor deri në 30,000 euro deri në 5 punëtor 1 përdorues, 10 licenca për biznese individuale me qarkullim vjetor mbi 30,000 euro deri në 10 punëtor 2 përdorues dhe 10 licenca për korporata me qarkullim vjetor mbi 30,000 euro deri në 10 punëtor 2 përdorues;
Materialet e trajnimeve dhe dokumenteve tjera jepen në formë elektronike në USB (secili mund t’I ket në dispozicion në momentin e fillimit të trajnimit);
Të gjitha formatet në Excel të përdorshme për aktivitetet e biznesit: Libri I blerjeve, libri I shpenzimeve, libri I mjeteve kryesore, libri I shitjeve, tabela e zhvlerësimit të mjeteve kryesore në baza vjetore dhe mujore I ndarë sipas kategorive, kalkulimi I çmimeve, kalkulimi i DUD-it, libri I arkës, pasqyrat financiare, shpalosjet, libri I pagave, tabela e normativity, tabalea e analizave financiare bazike;
Të gjitha dokumentet për regjistrimin e bizneseve: aplikacioni per regjistrim, akti I themelimit, akti I marrëveshjes, statutit, vendimi per ndryshime në statut, kodet e aktiviteteve dhe shumë dokumente të tjera të nevojshme për secilin biznes;
Konkurs për punë, Kontratat e punëtorëve, kërkesa për pushim, vendimi për pushim, anekset e kontratave, ndërprerja e kontratës, detyrat e punës, rregullore e brendshme e punës, rregullore për siguri në punë, rregullore për mbrojtje nga zjarri, plani I pushimeve vjetore, vendim për vlerësimin e vendit të punës;
Dokumentet e udhëtimit për agjentët e shitjes në teren (ambulativ);
Konsultim falas 10 orë të shfrytëzueshme Brenda tri viteve;
E drejta për t’i përdor materialet e njejta, nëse dëshironi të organizoni trajnime të ngjashme;
Certifikata e pjesëmarrjes;
Certifikata e njohurive ( ata të cilët dëshirojn ti nënshtrohen testit);
Kujt i dedikohet ky trajnim
Ky trajnim do të jetë me interes dhe rëndësi të veçantë për personat të cilët kanë dëshirë për tu angazhuar në sektorin e kontabilitetit të cilët janë përgjegjës për përgatitjen/dorëzimin e raporteve financiare dhe deklarimin e tatimeve.
Çmimi dhe orari
Çmimi për trajnim është 299 euro ( Në çmim janë të përfshira të gjitha)
E shtunë prej 9:00 – 15:000 ( 45 orë )
Apliko tani
Apliko direkt përmes e-mailit apo formularit për aplikim
Për të rezervuar vendin tuaj, ju duhet të kerkoni fletëpagesën dhe të paguani 1/3 e vlerës së trajnimit dhe të dërgoni dëshminë e pagesesës.
Asset Plus mban të drejtën e anulimit të trajnimit the kthimin e parave atyre të cilët kan paguar.
Para se të aplikoni ju mund të bëni pyetje të cilat janë në interesin tuaj.
Trajnimi është i ndarë në tri module:
Moduli I – konceptet bazë në kontabilitet
Kuptimi i kontabilitetit
Koncepti i kontabilitetit
Sistemi i regjistrimit të dyfishtë
Stoqet
Akrualet dhe parapagimet
Metodat e zhvleresimit
Teknikat e ilustrimit të regjistrimeve (reflektimi i tyre në pasqyrat financiare) shënime të ilustruara
Moduli II – ligjet në aplikim
A – Ligji për shoqëritë tregtare nr.02/l-123
Regjistrimi i biznesit
Informata rreth procedurave për regjistrim të biznesit
Llojet e bizneseve
Regjistrimi i biznesit të ri
Regjistrimi i ndryshimeve në biznes
Kërkesa për shuarje të biznesit
Marrëveshja për themelim
Statuti i një shoqërie aksionare
Statuti i shoqërisë me përgjegjësi te kufizuar
B – Ligjin nr. 04/l-014 për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim
Raportimi financiar për ndërmarrjet e mëdha
(1) gjendja e bilancit – ua nr. 2- 2013-mf
(2) pasqyra e të ardhurave – ua nr. 2- 2013-mf
(3) pasqyra për fitimin tjetër gjithëpërfshirës (snrf) – ua nr. 2- 2013-mf
(4) pasqyra e rrjedhës së parasë (metoda indirekte ) – ua nr. 2- 2013-mf
(5) pasqyra e rrjedhës së parasë (metoda direkte) – ua nr. 2- 2013-mf
(6) pasqyra e ndryshimit në ekuitet – ua nr. 2- 2013-mf
Raportimi financiar për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla (nmv), nga 01.01.2015
(1) pasqyra e pozitës financiare në datën raportuese;
(2) pasqyra e të ardhurave dhe e fitimit të mbajtur për periudhën raportuese;
(3) pasqyra e të ardhurave gjithëpërfshirëse për periudhën raportuese;
(4) pasqyra e ndryshimeve në ekuitet për periudhën raportuese;
(5) pasqyra e rrjedhjes së parasë së gatshme për periudhën raportuese;
(6) shënimet shpjeguese, përfshirë përmbledhjen e politikave domethënëse kontabël, si dhe informacionet tjera shpjeguese.
C – Pakoja fiskale
Ligji nr. 03/l-0222 për adminmmistratën tatimore dhe procedurat.
Ligji nr. 05/l-037 për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Ligji nr. 05/l-028 për tatimin në të ardhurat personale.
Ligji nr. 05/l-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave.
Ligji nr. 05/l-040 për lojërat e fatit.
D – Kërkesat e inspektoriatit të punës për vendin e punës:
Kontratat e punës – mostër
Plani për shfrytëzimin e pushimit vjetor – mostër
Vendimi për shfrytëzimin e pushimit vjetor – mostër
Vendim mbi shkëputjen e kontratës – mostër
Rregullorja e brendshme e punës – mostër ligji i punes nr. 03/l-212
Rregullore për mbrojtje nga zjarri – në bazë të nenit 9 dhe 12 të ligjit të mbrojtjes nga zjarri të kosovës nr. 04/l-012 të datës 21.07.2011, të shpallur më 10 gusht 2011
Plani për trajnim lidhur me procedurat për fikjen e zjarrit
Plani emergjent – ligji nr. 2003/19
Rregullore për siguri në punë, mbrojtje të shëndetit të të punësuarve dhe ambientit të punës – ligji nr. 04/l-161
Vendim mbi vlerësimin e vendit të punës- mbështetur në nenin 7 paragrafi 2 i ligjit nr. 04/l-161
E – kerkesat ligjore per licencimin e operatoreve te transportit rrugor te mallrave (u.a. Nr. 07/2013)
Moduli III- softueri i avancuar i kontabilitetit “planet accounting”
A – puna me softuerin e avancuar të kontabilitetit “planet accounting”
Konfigurimi
Blerjet
Dogana
Depo doganore
Shitjet
Prodhimi
Resurset humane
Asetet fikse
Smart